Kroi i Bardhë në Mirditë, burimi magjik i shëndetit.

“Kroi i Bardhë” e mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi, uji pastronte çdo gjë që kalonte. 

Kroi i bardhë

Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakteriale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut.

Të prekshme, të jetuara, të provuara vlerat turistike të këtyre anëve, madje edhe nga vizitorë të huaj. Kështu, u bë i famshëm uji i Kroit të Bardhë edhe nëpërmjet analizave në institucionet ndërkombëtare të studimit të ujërave kurative.

Në lartësinë e Malit të Kunorës, syri të joshet nga peizazhi me mrekullitë e natyrës së bukur të bjeshkëve të Mirditës, që të befasojnë me pamjen e tyre, të emocionojnë e të frymëzojnë me koloritin mbresëlënës, që i karakterizon ato.

“Kroi i Bardhë” e mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi, uji pastronte çdo gjë që kalonte. Shkëmbi nga kalon uji pasi del nga burimi ka marrë ngjyrën e bardhë, dhe nuk vishet me myshk siç ndodh rëndom. Këtu, vërtet bukuria dhe shenjtëria nuk kanë kufindarës. Ato njësohen ashtu, krejt natyrshëm, duke formuar magjinë jetësore të bjeshkëve të Kunorës në Mirditë.

Karakteristikat e ujit
Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakteriale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Ka prurje rreth 20 litra në min. Temperatura i luhatet nga 4-6 C° verë-dimër. Por përdoruesit pretendojnë se 20 minuta pas daljes nga toka ky ujë i humb vetitë e tij kurative.

Duke qenë se uji kalon midis shkëmbinjve ultrabazikë ai përfiton përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Uji i Kroit të Bardhë rezulton se ka veti mjaft të mira kurative për veshkat, shëron sëmundjet e veshkave si Pielonefriti, Nefritin, shëron sëmundjet e rrugëve urinare, tret lëndët ngacmuese të indeve të veshkave dhe përdorimi i rregullt i këtij uji parandalon formimin e gurëve duke rregulluar metabolizmin në tërësi.

Ai gjithashtu normalizon rruazat e gjakut dhe sasinë e hemoglobinës, zhduk pagjumësinë, dhimbjet e kokës dhe sëmundjet e tjera me origjinë nervore (antinevralgjike), stabilizon funksionimin e zemrës dhe tensionin arterial. Pakëson lëngjet e grumbulluara në hapësirat e organizmit, si p.sh: në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri) etj. Shton sekretimin e lëngut gastrit dhe gjallëron veprimtarinë e organizmit.

Një burim i papërsëritshëm kurativ në vendin tonë, që në konsideratën dhe mentalitetin e vizitorëve njihet si një ujë i bekuar, si një ujë i çudirave dhe i mrekullive të pafundme kuruese. Dhe, këtë bekim e shpreh qartë edhe vetë emri i tij, me të cilin ai identifikohet – Kroi i Bardhë.

Historia (kur kuroheshin italianë e austriakë)

Pretendohet sipas bartjeve gojore ndër brezni se ky burim ka qindra vjet që është zbuluar. Thuhet se rreth vitit 1900 pranë këtij burimi kanë ardhur edhe italianë, austriakë etj., që jetuan me mjete rrethanore muajve të verës pas analizave që ia kanë bërë këtij uji dhe me të vërtetë patën rezultate të habitshme.

Njëri prej tyre, inxhinier, kur e çoi fëmijën në klinikat evropiane ku e kishte vizituar dhe ku nuk ishte dhënë shpresë për jetën, mjekët bënë habi të madhe dhe pyetën se si kishte ndodhur përmirësimi i shëndetit, ata i treguan për ujin kurativ të Kroit të Bardhë në Kunorë të Mirditës në Shqipëri.

Mendohet se këtu para shumë vitesh, mbase edhe 1000 vjet më parë, ka pasur banorë të rregullt dhe kjo vjen edhe në toponiminë e këtushme si Livadhi i Priftit, Kisha, Qyteza, etj emra këto që i përdorin edhe sot njerëzit në pozicionet e terrenit rreth e rrotull këtij burimi.

Në faqen e këtij mali ka mjaft burime. “Kroi i Bardhë” e mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi, uji pastronte çdo gjë që kalonte. Barinjtë dhe kalimtarët vendosnin krua për disiplinimin e këtij uji, por më kot se krojnat prej druri dhe prej guri konsumoheshin shpejt për shkak të efektit gërryes të fortë.

Rreth 200 m mbi këtë burim ndodhet edhe një burim tjetër që populli e ka quajtur “Kroj i Zi“. Ky ka një prurje rreth 20 herë më të madhe. Është ujë i kristaltë, me shije të njëllojtë me Kroin e Bardhë, por ka një veçori: në momentin e daljes së këtij uji nga nëntoka, sapo ekspozohet në dritë, ndodh një fenomen oksidimi (pa dyshim të ndonjë elementi që ndodhet në përbërjen e tij).
Si rezultat kudo që kontaktohet ky ujë me mineralet përreth, si: gurë, tokë, drurë etj marrin një pamje të zezë. Temperatura e tij është 4 C°. Mjedisi përreth mjaft i përshtatshëm për ndërtime.

Përbërja kimike e ujit.
Një firmë është marrë me këtë ujë vitet e para të tranzicionit duke analizuar kampione uji dhe duke kontrolluar ndryshimin e përbërjes së këtij uji të ambalazhuar në shishe ½ litërshe plastike.

Analiza bakteriale rezulton stabël që nga ditët e para deri pas 6 muajsh. Gjithnjë 0%. Po ashtu edhe treguesit e tjerë si fortësia, përbërja kimike, ecin pa ndryshime. Por sapo fillonte ngritja e temperaturës, vetitë e ujit ndryshonin.

Ndërkohë që është e nevojshme të bëhen investime serioze, më së pari për rrugën Rrëshen-Lurë dhe më pastaj për degëzimin e Kumbullës, rrjetin elektrik, një ambient ku të ketë kushte higjienike dhe të administrohet në mënyrë efektive.

Nëse do të ishte rruga, do të ishte me interes dhe për biznesin të investonte atje, ndaj pushuesit e zakonshëm të atjeshëm presin që këto ndryshime te ndodhin, ashtu sikurse mijëra të tjerë do ta kalonin verën atje.

Vetitë kurative.

Uji i Krojit të Bardhë rezulton se ka veti mjaft të mira kurative për veshkat (shkrin gurët, qofshin këta të karakterit ural, fosfast, karbonat apo oksalat), shëron sëmundjet e veshkave si Pielonefriti, Nefritin, shëron sëmundjet e rrugëve urinare, tret lëndët ngacmuese të indeve të veshkave dhe përdorimi i rregullt i këtij uji parandalon formimin e gurëve duke rregulluar metabolizmin në tërësi.

Ai gjithashtu normalizon rruazat e gjakut dhe sasinë e hemoglobinës, zhduk pagjumësinë, dhimbjet e kokës dhe sëmundjet e tjera me origjinë nervore (antinevralgjike), stabilizon funksionimin e zemrës dhe tensionin arterial. Pakëson lëngjet e grumbulluara në hapësirat e organizmit, si p.sh: në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri) etj. Shton sekretimin e lëngut gastrit dhe gjallëron veprimtarinë e organizmit.

Rrit ndjeshëm oreksin duke përmirësuar punën në stomak. Ka një veprim mjaft kurues për gjendrat tiroide, laringun etj. nxit shumë në funksionimin gjenital (estrogjene) etj. Të gjitha këto veti kurative arrihen nëpërmjet përbërësve kimikë të këtij uji.

 Flasin te kuruarit:

“Nëse ke vendosur t’iu thuash “ik” njëherë e mirë ilaçeve, sëmundjeve dhe spitaleve, mjafton të ngjitesh këndej në këto anë dhe të jetosh për disa ditë, m’u këtu afër këtij kroi”,- shprehet Prenga 80-vjeçar, si pushues i përhershëm, dhe që jetën ia dedikon pikërisht atij që në gojëtarinë popullore është thirrur si “Kroj i Bardhë”.

Nga përvoja shumëvjeçare e njerëzve që e preferojnë për çdo vit trajtimin një-dymujor pranë këtij uji, sipas analizave, del se ka veti mjaft të mira kurative. Janë plot pushues që rrëfejnë mrekullibërjet e këtij uji.

Një nënë e re thotë se e kishte problem fëmijën me infeksione dhe sidomos lambia, por që kur e solli këtu, fëmija ka ndryshuar i tëri. Ndonëse kushtet janë të vështira, që nga rruga copë-copë, sërish për dy muaj është goxha vështirë të gjesh vend nga çadrat dhe kabinat malore që vendosen në sheshin përballë kroit, por dhe në shpatet e malit.

Të gjithë i marrin parasysh vështirësitë para të mirave që u afron uji i atyshëm dhe nuk i mërziten asaj jete stani që bëjnë aty, pa drita, pa kushte higjienike dhe duke gatuar vetë që nga buka e ushqimet e tjera. Aty je gati i izoluar, pasi nuk kapin as valët e telefonit dhe as valët e televizorit nuk depërtojnë deri në atë grykë. “Por më mirë kështu, – thotë Pali. – Uji këtu na i jep të gjitha, madje na çliron dhe nga stresi i jetës së rrëmujshme në qytete.

Cfarë thonë të huajtë?

  • Të prekshme, të jetuara, të provuara vlerat turistike të këtyre anëve, madje edhe nga vizitorë të huaj. Kështu, u bë i famshëm uji i Kroit të Bardhë edhe nëpërmjet analizave në institucionet ndërkombëtare të studimit të ujërave kurative.
  • Për burimin e Kroit të Bardhë është shkruar nga të huajt, madje edhe në materialet enciklopedike.

Vendndodhja:

Burimi ndodhet rreth 60 km në lindje të Rrëshenit, 20 km më tutje Kurbneshit mbi fshatin Kumbull, Mërkurth në faqen perëndimore të malit Kunorë, rreth 500 metra poshtë majës më të lartë në një nivel me një livadh me emër: Livadhi i Priftit, i ndarë midis tyre nga një përrua, afërsisht në nivelin e liqejve të Lurës, por në anën e kundërt të tyre.

SHENIM

Kroi i Bardhë, ujë apo ilaç!?…