Turizem Dentar

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email

turizmi Dentar ne Shqiperi.

Cfare eshte Turizmi Dentar?

Turizmi dentar është të udhëtuarit nga vendi juaj i banimit drejt një vendi tjetër për të përfituar shërbime dentare. Turizmi dentar konsiderohet si nënsektori më i madh i turizmit mjekësor. Shkaqet se përse njërzit  zgjedhin turizmin dentar janë të shumta. Arsyeja e parë është kostoja, që lidhet drejtpërdrejt me ndryshimin e cmimeve për shërbimet dentare nga njeri vend në tjetrin. Ditët e sotme njërzit nga vendet e zhvilluara si Italia, Franca, Zvicra e të tjera, udhëtojnë drejt vendeve në zhvillim, si Shqipëria, për shërbime dentare të cilesisë së lartë por me kosto më të ulët krahasuar me vendet e tyre.  Faktorë të tjerë janë koha e gjatë e pritjes, dhe shpejtësia e përfitimit të shërbimeve dentare. E pikërisht për këtë lindi edhe koncepti i Turizmit Dental, një koncept i cili tashmë nuk është më një gjë e re, por një praktikë që ndiqet prej një kohe të gjatë në shumë vende.

 
Po Shqiperia cfare ofron persa I perket Turizimit Dentar?

Pasuritë e pafundme natyrore, relievi, klima dhe brigjet detare e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë, ndërsa gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më në rritje ka qenë edhe trend i të huajve apo emigrantëve shqiptarë, të cilët u drejtohen klinikave dentare. Mjekët tregojnë se ky fenomen po përqafohet çdo vit e më tepër, pasi raporti çmim-cilësi josh të huajt.
E kur vijne gjejnë në Shqiperi jo vetëm turizëm, por edhe teknologjinë më moderne dentare, që edhe në vendet e tyre nuk e gjejnë kudo, dentistë të specializuar brenda dhe jashtë vendit, e cmime 50-70% më lirë se në vendet e Bashkimit Europian.

Trajtimet dentare janë shërbime të shtrenjta, sidomos në Evropën Perëndimore e SHBA.

 
Pse duhet te zgjidhni Klinikat Dentare ne Shqiperi?

Ne synojmë t’ju japim një shërbim të pakonkurrueshëm në aspektin e cilësisë dhe kostos.

Qëllimi ynë është një shërbim dentar me një kosto të përballueshme, të gjitha të realizuara në formate të specializuara, përshtatur për udhëtarët e ditëve të sotme.

Një trajtim me cilësi të mirë nuk varet nga niveli ekonomik i vendit që ju merrni trajtimin, por në nivelin e cilësisë së klinikës ku ju e merrni atë. Ne kemi për qëllim të ofrojmë një çmim ekonomik duke ruajtur të paprekshme cilësinë.

 

Si mund te ju asistoje nje agjensi turistike kur vini per Turizem Dentar?
  • Konceptim dhe Programim i gjithë periudhës tuaj të qëndrimit në Shqipëri (bileta avioni, rezervim hoteli, programim vizitash kulturore në objekte të ndryshme turistike)
  • Transfertat Aeroport-Hotel- Aeroport dhe Hotel-Spital- Hotel
  • Asistencë turistike gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri.
  • Program fleksibel i vizitave dhe shërbimeve dentare
 
Disa komente nga turistet dentar ne Shqiperi:
  1. “Ekipi, mjekët, shoqëruesit, pastërtia, dekori çdo gjë është e mrekullueshme.Në fillim s’kisha besim të vija. Por këtu më kanë trajtuar si një mbret. As në Francë nuk më kanë trajtuar kaq mirë. Nuk janë vetëm mjekë, këtu ndihesh si në një familje”, shprehet Lionel Prioul, turist dentar nga Franca.
  2. “Po zbuloj që Shqipëria është një vend në zhvillim, që do të ketë shumë turizëm, e që s’ka asgjë të përbashkët me klishetë e krijuara jashtë saj”, shton Joel Cuban, edhe ai turist nga Franca.
  3. “Gjeta popullin shqiptar shumë mikpritës. Nuk e imagjinoja që Shqipëria të kishte edhe vende kaq të bukura. Sherbimi dentar i shkëlqyer”, shprehet Anna Gianmarino, turiste dentare nga Italia.

ofrojme asistence per gjetjen e klinikes dentare me te mire.