Cmimet me poshte jane referenciale dhe momentale. Cmimet ndryshojne ne varesi te dates qe ju zgjidhni te rezervoni udhetimin tuaj. Kontaktoni me agjentet tane per t’iu gjetur oferten me te pershtatshme!
-Takimi dhe nisja për në Korçë, me një ndalesë përgjatë rrugës.
-Mbërritja në Korçë, qytetin e serenatave, duke e nisur ditën me vizitë në Pazarin e Vjetër, i cili është kthyer në zemrën e vërtetë të qytetit, një kafe tek “Qoshka e Komitetit”, një kafe – muze ku reflektohet e shkuara komuniste e vendit në çdo detaj, vizitë e Bulevardit Republika, Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, Mësonjëtoren, shkollën e parë shqipe, Kullën e Korçës, një kopje identike projektit japonez për të parë nga lart një pamje mahnitëse të qytetit, pjesës së vjetër dhe parkun e qytetit.
-Pas vizitës në Korçë i drejtohemi fshatit të Voskopojës, i cili ka qenë një nga qytetet më të zhvilluara në Shqipërinë Juglindore ndër shekuj, me Akademinë Franceze dhe me 21 kisha ortodokse si provë të shkëlqimit të humbur të një qyteti i cili u shndërrua në një fshat. E vetmja gjë që zjarret nuk morën dot prej Voskopojës ishin bukuritë natyrore dhe klimën e mrekullueshme.
-Pas një shëtitjeje të këndshme në fshatin e mbushur me traditë, histori dhe ajër të pastër, kohë e lirë për drekë dhe më pas nisja për në Tiranë.
Fundi i ekskursionit Korça e Serenatave & Voskopoja.
Cfare duhte te keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.
Ndryshime të rezervimit:
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
Politikat e kancelimeve:
Shumë e rëndësishme:
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.